Transmetuar më 12-11-2026, 11:16

MELBURN – Një 17-vjeçar në Australi është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në një zonë të pyllëzuar dendur, rreth 180 kilometra në lindje të Melburnit. Pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht të ulëta gjatë natës, adoleshenti arriti të mbijetonte, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lekta.

Në pamjet e publikuara nga momenti i shpëtimit të tij, 17-vjeçari shihet duke festuar sapo kupton se ndihma po mbërrin pranë tij. I mituri, i identifikuar vetëm me emrin William, u zhduk të premten e kaluar ndërsa po bënte kamping me një mik në një zonë të largët të shtetit të Viktorias.

Zhdukja e tij nxiti një operacion masiv kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan forca të shumta policie, zhytës dhe helikopterë. Pasi u lokalizua dhe u shpëtua, efektivët i dhanë ujë dhe ushqim, ndërsa më pas ai u transportua drejt spitalit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ku u konfirmua se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit