Transmetuar më 12-11-2026, 08:11

Nju-Jork, 12 nëntor 2026 – Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në lagjen Brooklyn të Nju-Jorkut.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së mërkurës në zonën e Flatbush Avenue, duke vënë në lëvizje një operacion masiv kërkim-shpëtimi. Sipas të dhënave zyrtare, mes të lënduarve ndodhen shtatë fëmijë dhe një zjarrfikës, ndërsa katër persona janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Mbi 250 zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës po punojnë pa ndërprerje për gjetjen e personave që dyshohet se mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja, në kushte tepër të vështira për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Zoran Mamdani, e cilësoi ngjarjen si një katastrofë të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e shembjes së godinës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit