Transmetuar më 12-11-2026, 08:09

Kukës, 12 nëntor 2026 – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor mëngjesin e sotëm pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Gurët e rënë në trupin e rrugës sollën bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve, duke krijuar vështirësi në lëvizje përgjatë këtij aksi strategjik.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së masivit shkëmbor nuk po kalonte asnjë automjet, çka shmangu pasojat në njerëz apo aksidentet e mundshme.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të firmës mirëmbajtëse me mjete të rënda, shkëmbinjtë u pastruan nga rruga dhe qarkullimi i mjeteve u normalizua plotësisht brenda rreth një ore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit