Transmetuar më 12-11-2026, 07:48

Berlin, 12 nëntor 2026 – Gjermania pritet të zgjedhë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye të shtetit vitin e ardhshëm, pasi kancelari Friedrich Merz propozoi të hënën politikanen konservatore Ilse Aigner si kandidate për të pasuar presidentin aktual, Frank-Walter Steinmeier, mandati i të cilit përfundon në muajin mars.

Me mbështetjen e siguruar nga konservatorët e Merz-it, partnerët socialdemokratë të koalicionit qeverisës dhe të Gjelbrit, Aigner — aktualisht kryetare e parlamentit të Bavarisë dhe ish-ministre federale e Bujqësisë — ka gjasa të larta të zgjidhet në janar nga Konventa Federale, e përbërë nga deputetët e Bundestagut dhe delegatët e 16 landeve gjermane.

“Vendi ynë dhe demokracia jonë janë nën sulm, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ekstremistët po festojnë triumfet e tyre dhe ideologjitë po marrin hov. Përçarja po ushqehet, ndërsa konsensusi po nënçmohet,” deklaroi Ilse Aigner përkrah kancelarit Merz, duke u zotuar se do të punojë për tejkalimin e ndasive në shoqërinë gjermane.

Ky propozim vjen në një moment kur partitë kryesore gjermane po përballen me rritjen e ndjeshme në sondazhe të partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), e cila shihet si një sfiduese serioze përpara zgjedhjeve të ardhshme federale të vitit 2029.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit