Transmetuar më 12-11-2026, 07:26

Tiranë, 12 nëntor 2026 – Territori i Shqipërisë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet nisin që në orët e para të mëngjesit kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e veriperëndimit ato pritet të arrijnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të intensifikohet duke arritur deri në 25 m/s.

Për shkak të erës së fortë, në det pritet të regjistrohet valëzim i lartë me forcë nga 4 deri në 6 ballë, çka kërkon kujdes të shtuar për mjetet lundruese dhe lëvizjet përgjatë zonave bregdetare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit