Transmetuar më 11-11-2026, 21:59

Dublin, 11 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Dublini protestat e njohura si "Revolucioni i Flamingove", nismë që kërkon dorëheqjen e tij dhe rrëzimin e kabinetit qeveritar, duke i cilësuar ato si produkt të urrejtjes ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ky lëvizje mjedisore nuk do të merrte përmasa të tilla nëse emri dhe hija e Trumpit nuk do të ishin pjesë e sfondit të kësaj çështjeje, duke pretenduar se kundërshtarët e presidentit amerikan shfrytëzuan sheshdrejtimet e kryeqytetit shqiptar për betejën e tyre politike.

“Revolucioni i flamingove është rezultat i një urrejtjeje kundër Trumpit. Nëse hija e Trumpit nuk do të ishte në sfond të kësaj çështjeje mjedisore, atëherë nuk do të kishit dëgjuar për flamingot në Shqipëri. Të gjithë ata që urrejnë Trumpin gjetën bulevardin e Tiranës për të bërë këtë betejë, njësoj si Cezari që gjeti Shqipërinë e Jugut për përballjen ndaj Pompeut. Por është e vështirë për një vend të vogël të nxjerrë të vërtetën në këtë hapësirë kaq të madhe mediatike,” u shpreh Edi Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se raportet e Komisionit Evropian mbeten të bazuara mbi fakte dhe vlerësime të besueshme, duke refuzuar ndikimin e perceptimeve apo amplifikimeve mediatike ndërkombëtare mbi ecurinë e Shqipërisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit