Transmetuar më 11-11-2026, 20:59

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Zhvillimi i samitit të NATO-s në Tiranë gjatë vitit të ardhshëm mbetet i pasigurt, ndërsa vendet aleate ende nuk kanë dhënë një angazhim të qartë për organizimin e tij në Shqipëri.

Përballë kësaj situate, Tirana zyrtare po shqyrton mundësi alternative për zhvillimin e takimit të nivelit të lartë, duke përfshirë shtyrjen e tij ose zhvillimin në format virtual.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, konfirmoi për median europiane Politico se Shqipëria është e gatshme të përshtatë organizimin e aktivitetit sipas rrethanave të Aleancës.

“Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa të ndryshme për organizimin e samitit të Aleancës,” deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për median POLITICO Europe.

Sipas raportimit të POLITICO-s, hezitimi i disa vendeve anëtare lidhet me nivelin e shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen, si dhe me marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ndërsa vendimi përfundimtar mbetet pezull, propozimi për një format më fleksibël vjen në një moment pasigurie mbi mbështetjen reale që do të marrë ky organizim nga anëtarët e NATO-s.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit