Transmetuar më 11-11-2026, 20:48

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të zbresë në fushë me një formacion mjaft interesant në përballjen e radhës ndaj Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve (Nations League).

Trajneri Maran duket se ka konsoliduar idetë e tij taktike dhe ka përcaktuar emrat kryesorë që pritet të ecin në fushë nga minuta e parë për të kërkuar fitoren në këtë sfidë me rëndësi.

Sipas përgatitjeve të fundit, në portë konfirmohet Thomas Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga kapiteni Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj. Mesfusha pritet t’i besohet  Ylber Ramadanit, Kristjan Asllanit dhe Qazim Laçit.

Sipas orientimeve taktike të stafit teknik, reparti i avancuar pritet t’i beshet treshes sulmuese të përbërë nga Ernest Muçi, Pilo dhe Rey Manaj, të cilët janë favoritët kryesorë për të nisur ndeshjen si titullarë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit