

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Ish-banori i "Big Brother VIP", Fation Kuqari, ka konfirmuar nisjen e një romance të re përmes disa publikimeve romantike në rrjetet sociale, ndonëse fillimisht zgjodhi të ruante misterin duke mbuluar portretin e partneres me emoji.
Pavarësisht përpjekjes për privatësi, identiteti i vajzës është zbuluar. Ajo quhet Bela dhe punon si modele, ndërsa rezulton e përfshirë edhe në sipërmarrjet private të ish-banorit të formatit televiziv.
Dyshja shfaqet në disa prej postimeve që lidhen me aktivitetet e biznesit të Kuqarit, çka konfirmon se përveç marrëdhënies sentimentale, ata ndajnë edhe angazhime të përbashkëta profesionale.
Ish-konkurrenti ende nuk ka ndarë detaje të mëtejshme me ndjekësit e tij, ndërsa pritet nëse çifti do ta bëjë romancën më publike gjatë ditëve në vijim.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






