Transmetuar më 11-11-2026, 19:26

Roma, 11 nëntor 2026 – Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i cili pësoi dëmtime të rënda në sy gjatë protestave të fundit në Tiranë, ka kryer me sukses ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në një spital të specializuar në Itali.

Përmes një mesazhi publik, 28-vjeçari konfirmoi përfundimin e favorshëm të operacionit të sotëm, ndërsa bëri me dije se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje mjekësore, e cila konsiderohet vendimtare për mundësinë e rikthimit të shikimit.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon. Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë,” shkruan Vishkulli.

I riu ndodhet prej disa kohësh në Itali ku po trajtohet nga mjekë specialistë, pas lëndimit të rëndë të pësuar gjatë përplasjeve në tubimet opozitare në kryeqytetin shqiptar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit