Transmetuar më 11-11-2026, 18:19

Kostur, 11 nëntor 2026 – Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit (YDEE) në Kostur të Greqisë kanë finalizuar një operacion antidrogë, duke arrestuar një 34-vjeçare greke dhe një 38-vjeçar shqiptar.

Arrestimi i tyre u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi autoritetet kishin siguruar informacione operative për transportin e një sasie lëndësh narkotike nga kufiri. Operacioni u zhvillua pas ndalimit të një automjeti privat që drejtohej nga 34-vjeçarja, ku i pranishëm si pasagjer ndodhej edhe 38-vjeçari shqiptar.

Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit, forcave të rendit u rezultoi se dy personat po transportonin 2 çanta udhëtimi brenda të cilave gjendeshin 18 pako me marijuanë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke, nga ky operacion u sekuestruan 18 kilogramë e 800 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, automjeti privat i përdorur për transport, si dhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM. Të prangosurit pritet të dalin para Prokurorit të Gjykatës Penale të Kosturit.

Ndërhyrja e fundit vjen në kuadër të masave të shtuara antitrafik në zonat kufitare, ku përgjatë 15 muajve të fundit autoritetet greke kanë sekuestruar mbi 1.3 ton marijuanë në rajonet e Igumenicës, Janinës, Kosturit, Follorinës dhe Selanikut. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të marrësve të lëndës narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit