

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Bordi i Transparencës së Karburanteve ka fiksuar këtë të mërkurë çmimet e reja tavan të tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit me shumicë e pakicë. Vendimi i ri ka sjellë një ulje të ndjeshme për naftën dhe benzinën, ndërsa për herë të parë ka përfshirë edhe caktimin e çmimit tavan për gazin e lëngshëm të naftës (LPG), me qëllim parandalimin e abuzimeve në treg.
Çmimet e reja maksimale për shitjen me pakicë, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga ora 14:00 e ditës së sotme, u caktuan në 205 lekë/litër për gazoilin, 164 lekë/litër për benzinën dhe 68 lekë/litër për gazin e lëngshëm. Ndërkohë, për tregtimin me shumicë, çmimet tavan janë caktuar përkatësisht në 193 lekë/litër për naftën, 152 lekë/litër për benzinën dhe 56 lekë/litër për gazin.
“Për herë të parë u vendos që të përcaktohej një kufi tavan për tregtimin e gazit për shkak të abuzimeve të vërejtura në treg. Përdorimi i gazit është rritur ndjeshëm nga qytetarët si një alternativë më ekonomike përballë rritjes së çmimeve të hidrokarbureve të tjera,” bëhet me dije nga vendimmarrja e Bordit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






