

TIRANË — Robert Duka, i arrestuar si autor i dyshuar për grabitjen e rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit, ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.
Para togave të zeza, Duka deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në të kaluarën dhe kundërshtoi provat e referuara nga organi i akuzës. Ai pretendoi se automjeti i përfshirë në hetime nuk e lidh atë me ngjarjen, ndërsa gjykata vijon shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për masën e sigurisë.
Ngjarja e akuzuar daton në 2 nëntor, ku 50-vjeçari nga Vlora dyshohet se hyri i armatosur dhe i maskuar në ambientet e bankës, duke kërcënuar fillimisht punonjësin e sigurisë dhe më pas arkëtaren për të marrë shumën e parave, për t’u larguar më pas me skuter elektrik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






