

TIRANË — Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Forcës Operacionale, Oltion Bistri, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj heqje lirie.
Trupa gjykuese e përbërë nga relatori Dhimitër Lara dhe anëtarët Daniela Shirka e Engert Pëllumbi e shpalli fajtor Bistrin edhe për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv. Sa i përket pjesës pasurore, Apeli vendosi konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 ambienteve tregtare si dhe shumës prej 1.3 milionë eurosh. Në vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, ai ishte dënuar vetëm për zbulim të akteve sekrete dhe kishte marrë pafajësi për akuzat e tjera të SPAK-ut.
Për të pandehurit e tjerë në të njëjtën çështje, Edmond Preka, Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Xhevahir Lita, trupa gjykuese e Apelit la në fuqi dënimet e dhëna më parë nga Shkalla e Parë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






