

ROMA — Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar me urgjencë këtë të mërkurë pasi morën mesazhe të njëjta me kërcënime për vendosje bombash.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, i cili bëri me dije se numri i godinave të prekura mund të pësojë rritje gjatë orëve në vijim. Autoritetet arsimore dhe stafi mësimdhënës kanë zhvendosur menjëherë nxënësit në zona të sigurta.
Sipas burimeve zyrtare, emaili kërcënues ishte nënshkruar me emrin "Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit". Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e origjinës së mesazheve, teksa ngjarja vjen mes shqetësimeve në rritje në Evropë lidhur me kërcënimet e luftës hibride.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






