

VLORË — Autoritete detare kanë lëshuar një njoftim zyrtar për përkeqësimin e situatës hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë periudhës 11-14 nëntor 2026.
Sipas parashikimeve, duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme pritet erë me drejtim jug-juglindje me forcë deri në 7-8 shkallë Bft, shpejtësi 20–35 m/s dhe lartësi dallgësh që do të luhatet nga 2.00 deri në 4.50 metra. Për këtë arsye, është pezulluar dhënia e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur jashtë gjirit, vendim i cili mbetet në fuqi deri në orën 06:00 të datës 14 nëntor.
Institucionet dhe subjektet detare janë thirrur të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve për parandalimin e çdo situate emergjente. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operacionet normalisht sipas linjave përkatëse. Përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla parashikohet pas mëngjesit të së shtunës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






