

GJILAN — Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas gjerman të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.
I dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar gjatë një operacioni në rajonin e Gjilanit. Gjatë kontrollit dhe skanimit të automjetit me të cilin udhëtonte, shërbimet e policisë zbuluan dhe sekuestruan një sasi prej 43 armësh të gjata automatike.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndaj shtetasit gjerman është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nën dyshimet për "Pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar" si dhe "Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse". Autoritetet po vijojnë hetimet për verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armatimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






