Transmetuar më 11-11-2026, 11:20

TIRANË — Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u pyet nga prokurori Bledar Maksuti në kuadër të hetimit për dyshime mbi korrupsionin në zgjedhje.

Pas daljes nga zyrat e SPAK-ut, deputetja e mazhorancës bëri një deklaratë për gazetarët ku sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes dhe se kishte dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve.

"Ky kalvar i gjatë hedhje balte do të përfundojë. Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time. Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji," u shpreh Sara Mila për mediat.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit