Transmetuar më 11-11-2026, 11:02

RINAS — Shërbimet e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit kanë vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.

Në dalje të vendit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Gebzes kishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij për veprën penale të mashtrimit gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet turke për dorëzimin e tij.

Ndërkohë, në hyrje të Rinasit u ndalua shtetasi shqiptar Edison Vukaj, 27 vjeç. Ai rezultonte i shpallur në kërkim mbasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi: 

Rinas/Kontrolle dhe verifikime nga shërbimet e Policisë Kufitare, vihen në pranga 2 shtetas në kërkim.

-Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i akuzuar nga autoritetet turke, për mashtrim.

-Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen në dalje të RSh-së dhe arrestimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-E. U., 31 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 e Gebzes, Turqi, më datë 31.07.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Mashtrimi i kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga një tregtar, nga një drejtor i një shoqërie tregtare ose nga një person që vepron në emër të një shoqërie, ose nga një drejtues i një kooperative në kuadër të veprimtarisë së koperativës”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Turqi.

-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin në kërkim E. V., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 03.06.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit