Transmetuar më 11-11-2026, 10:38

VLORË — Një debat për vendin e parkimit ka shkaktuar tensione këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, ku një person ka përdorur një mjet prerës në mes të rrugës.

Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarët. Debati mes personave të përfshirë ka agravuar me shpejtësi, me njërën prej palëve që ka nxjerrë thikën duke kërcënuar personat e tjerë dhe duke alarmuar kalimtarët e pranishëm.

Falë ndërhyrjes së disa qytetarëve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për shoqërimin e palëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. B., 25 vjeç, të tre banues në Vlorë, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të kundërligjshme.

Të tre shtetasit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit