Transmetuar më 11-11-2026, 10:36

TIRANË — Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Mila po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti në lidhje me dyshimet për korrupsion në zgjedhje. Deputetja e mazhorancës është thirrur në organin e akuzës në cilësinë e deklarueses, ndërsa gjatë largimit nga struktura e posaçme ka zgjedhur të mos japë asnjë koment për mediat.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit