Transmetuar më 11-11-2026, 09:06

SPANJË — Detaje të reja janë zbardhur rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit nga Vlora, Luka Beqiraj, i cili u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes në Spanjë.

Viktima rezulton të ketë qenë i dënuar më parë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Beqiraj u arrestua në shkurt të vitit 2019 gjatë operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, i zhvilluar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Në janar të vitit 2020, Gjykata e Leçes e kishte dënuar 39-vjeçarin me 4 vite e 6 muaj burgim dhe 24 mijë euro gjobë për përfshirje në rrjetet e trafikut të kanabisit drejt Italisë.

Ekzekutimi i Beqirajt ndodhi teksa ai ndodhej në tarracën e një lokali pranë kompleksit sportiv Playa Flamenca Sport Club. Autori i ngjarjes është afruar me një monopatinë elektrike, ka qëlluar disa herë në drejtim të vlonjatit dhe më pas është larguar me shpejtësi. Hetimet po drejtohen nga Guardia Civil spanjolle, ndërsa pistat kryesore lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale. Autori i ngjarjes vijon të jetë në arrati.

Luka Beqiraj

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit