Transmetuar më 11-11-2026, 09:01

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dosjen e organizatës kriminale të drejtuar nga Franc Çopja dhe Elvis Çela, e cila u dërgua për gjykim nga SPAK me 16 të pandohur për trafikimin e mbi 60 tonëve kokainë.

Gjatë një emisioni televiziv, gazetari Eni Ferhati publikoi një fotografi që shfaq rreth 12 milionë euro të vendosura në dyshemenë e një banese në Peqin. Sipas gazetarit, paratë në fjalë nuk janë sekuestruar realisht nga autoritetet, por fotot janë marrë nga komunikimet e kryera përmes platformave të enkriptuara ku pjesëtarët e grupit flisnin lirshëm për operacionet e tyre. Organi i akuzës ka dokumentuar gjithashtu përdorimin e avionëve të vegjël sportivë për transportimin e deri në 500 kg kokainë për udhëtim, si dhe investimin e fitimeve në lingota ari.

Gazetari sqaroi se Elvis Çela kishte ngritur bazën e tij në Paraguaj gjatë kohës që ndodhej nën masën "arrest shtëpie" në Itali, duke vijuar drejtimin e trafikut të drogës drejt Europës. Transporti i sasisë prej 2 deri në 3 tonë kokainë në ditë kishte bërë që laboratorët e prodhimit në Bolivi të mos përballonin dot kërkesat e organizatës shqiptare, e cila kishte krijuar lidhje direkte me eksponentë të kërkuar ndërkombëtarisht si Sebastian Enrique Marset.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit