

Vetëm pak ditë pas tragjedisë me rrjedhje gazi që solli shpërthimin fatal me dy të vdekur në Elbasan, sot në Fier dy burra ndodhen në gjendje të rëndë pasi janë asfiksuar nga rrjedhje gazi në një furrë buke.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit pranë banesës së familjes Kola, ku ndodhet edhe biznesi familjar për prodhimin e bukës.
Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, në ambientet e furrës ka pasur rrjedhje gazi, duke shkaktuar asfiksimin e dy burrave.
Pas marrjes së njoftimit nga urgjenca, dy autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit 62-vjeçarin Aleksandër Kola dhe 55 vjeçarin Ilir Hysi.
Sipas të dhënave paraprake nga spitali rajonal, të dy janë paraqitur në gjendje të rëndë asfiksie.
Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 06:00, në një furrë buke në Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit Aleksandër Kola, 62 vjeç dhe Ilir Hysi 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






