Transmetuar më 11-11-2026, 08:03

Përditësuar – Fier, 11 nëntor 2026 – Një ngjarje me rrezikshmëri të lartë për jetën është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pasi një rrjedhje gazi në ambientet e një furre buke ka shkaktuar asfiksimin e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin gjithashtu aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës.

Pas marrjes së njoftimit nga urgjenca, dy autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit 62-vjeçarin Aleksandër Kola dhe 55 vjeçarin Ilir Hysi.

Sipas të dhënave paraprake nga spitali rajonal, të dy burrat janë paraqitur në gjendje të rëndë asfiksie.

Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit Aleksandër Kola, 62 vjeç dhe Ilir Hysi 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e shkaqeve teknike të rrjedhjes së gazit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit