

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Numri i lindjeve në Shqipëri ka zbritur në 5,787 në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke shënuar një rënie prej 10.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ky është niveli më i ulët i regjistruar për këtë periudhë të vitit që nga viti 2011, kur raportohen të dhënat periodike, ndërsa shtesë natyrore pozitive shënojnë vetëm qarqet Tiranë dhe Durrës.
Shifrat e institucionit evropian të statistikave, Eurostat, konfirmojnë se Shqipëria mban nivelin më të lartë të rënies së lindjeve në Evropë gjatë tri dekadave të fundit. Për periudhën 1997–2025, numri i lindjeve në vend është tkurrur me 63.5%, nga 61.7 mijë në vetëm 22.5 mijë lindje në vit.
E ekspertëve të demografisë dhe ekonomisë lidhin këtë tkurrje drastike me emigracionin masiv të popullsisë së re, shtyrjen e moshës së martesës, koston e lartë të jetesës dhe pamjaftueshmërinë e bonusit financiar të lindjeve për të mbuluar shpenzimet afatgjata të fëmijëve.
Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në fillim të vitit 2026 zbriti në 2.336 milionë banorë, me një rënie prej 1.16% brenda një viti. Ndërkohë, mosha mediane e popullsisë arriti në 45 vjeç, duke përshpejtuar plakjen demografike dhe duke krijuar rreziqe serioze për tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






