Transmetuar më 11-11-2026, 07:17

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Vendi ynë do të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të ditës me intensitet të ulët në veriperëndim, jugperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit. Gjatë orëve në vijim, reshjet pritet të marrin karakter lokal deri mesatar në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Sipas shërbimit meteorologjik, era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore do të arrijë me hove deri në 17 m/s, duke shkaktuar një valëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit