Transmetuar më 10-11-2026, 22:27

Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Zinedine Zidane, ka komentuar përfundimin e garës për Topin e Artë 2026, ku sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, u rendit në vendin e dytë pas fituesit Harry Kane.

Gjatë një interviste për emisionin francez “Téléfoot”, Zidane nënvizoi se çmimi mund të shkonte po ashtu te Mbappe, ndërsa foli edhe për rikthimin e sulmuesit te përfaqësuesja franceze pas mungesës nga lëndimi.

“Sa i përket Topit të Artë, secili ka preferencat e veta për fituesin. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe duhet thjesht ta pranojmë rezultatin. Sigurisht që është i zhgënjyer, sepse e meritonte po aq shumë. Jam i sigurt se Kylian do të jetë i lumtur që do ta veshë përsëri fanellën e Francës. Ai është një lojtar që e përcjell shumë dhe duhet të kemi kujdes me të,” deklaroi Zidane.

Përveç vlerësimit për Mbappen, tekniku francez veçoi edhe talentin e ri Désiré Doué për guximin dhe personalitetin e shfaqur në fushë, ndërsa kërkoi më shumë efikasitet nga skuadra.

“Më pëlqen shumë guximi që ka Doué. Ai luan sikur të ishte duke luajtur në lagjen ku është rritur. Kjo është ajo që më pëlqen, sepse ky është mentaliteti që duhet t’ua kërkojmë lojtarëve. Duhet të bëjmë më mirë. Gjithmonë ka aspekte ku mund të përmirësohemi, por efikasiteti është një prej tyre. Me lojtarët që kemi në dispozicion, mund të bëjmë më shumë,” përfundoi Zidane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit