

Gjakovë, 10 nëntor 2026 – Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri arrë pasditen e së martës në Gjakovë, ku më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi se rreth orës 16:40 janë njoftuar nga Qendra Emergjente lidhur me mbërritjen e dy të plagosurve. Pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse policore kanë nisur hetimet dhe kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë e gjatë automatike. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit,” deklaroi Krasniqi.
Autoritetet policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






