

Tiranë, 10 nëntor 2026 – Ndaj hetuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka pasur kërcënime të vazhdueshme për jetën, ndërsa prokurori më i rrezikuar aktualisht në vend është kreu i kësaj strukture, Altin Dumani. Deklarata është bërë nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Gjatë një interviste televizive, Karamuço spjegoi se për shkak të dosjeve me peshë të madhe që po heton, Dumanit i janë vënë në dispozicion masa të përforcuara sigurie dhe një numër i shtuar rojeshi për mbrojtjen e tij fizike dhe të familjes. Sipas tij, vlerësimi i rrezikut nga struktura e posaçme ka diktuar nevojën për masa konkrete mbrojtëse.
“Prokurori sot më i kërcënuar nga ana e krimit të organizuar në Shqipëri është Altin Dumani, për shkak të çështjeve që ka dhe numrit të madh të rojeve që i janë vënë në dispozicion. Është parë e udhës të jetë i mbrojtur për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i janë bërë për vete dhe familjen,” u shpreh Karamuço.
Eksperti i kriminalistikës shtoi se visa trupë e SPAK-ut përballet çdo ditë me presione dhe kërcënime nga krimi i organizuar, duke kujtuar se ka patur edhe ngjarje të rënda me përdorim armësh ndaj hetuesve në terren, si në Fier e rajone të tjera, të cilat jo të gjitha janë bërë publike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






