Transmetuar më 10-11-2026, 20:50

Tiranë, 10 nëntor 2026 – Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve gjatë dy muajve të parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Gjatë një interviste televizive, Karakaçi deklaroi se kanë përfunduar punimet për 5 kilometrat e parë të zgjerimit të këtij aksi kryesor, ndërsa po punohet intensivisht për vijimin e projektit deri mbi Qafën e Kasharit. Ministri bëri me dije se programi afatmesëm 2027-2029 parashikon financimin e plotë të zgjerimit të superstradës deri në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.

“Patjetër që rreth dy muajve të parë të 2027 ajo do të jetë e hapur për qarkullim. Por ajo çfarë është e rëndësishme për buxhetin dhe programin afatmesëm të ministrisë, është që zgjerimi i kësaj superstrade është i financuar tërësisht dhe ne vazhdojmë në vitet 2027-2028 me zgjerimin pothuajse deri në Durrës,” u shpreh Karakaçi.

Në lidhje me aksin tjetër të rëndësishëm Tiranë-Ndroq-Plepa, ministri bëri të ditur se kanë përfunduar 5 kilometrat e parë dhe janë lidhur kontratat për 10 kilometra të tjerë, ndërsa buxheti i vitit 2027 parashikon përmbylljen e plotë të financimit për këtë projekt rrugor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit