Transmetuar më 10-11-2026, 20:22

Tiranë, 10 nëntor 2026 – Pas publikimit të katër fletëanalizave që treguan nivele të larta të aflatoksinës M1 në qumësht, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka deklaruar masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë ushqimore dhe kontrollet në pikat doganore të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Sula bëri të ditur se janë bllokuar dy subjekte që importojnë misër për ushqim kafshësh dhe se së shpejti në 13 pikat doganore të Shqipërisë do të hiqen kontrollet me blloqe fizike, duke kaluar tërësisht në një sistem inspektimi online të integruar me AKU-në.

Lidhur me ngarkesat e misrit me aflatoksinë të ardhur nga Serbia, kryeinspektori konfirmoi se janë marrë masa drastike administrative ndaj trupës inspektuese në pikën kufitare të Hanit të Hotit:

“Brenda muajit mars kam konstatuar problematika për misrin me aflatoksinë që vinte nga Serbia. Menjëherë sapo jam informuar, kam marrë masa dhe kam shkarkuar nëntë inspektorë të pikës doganore të Hanit të Hotit. Së shpejti në 13 pikat doganore nuk do të kemi më inspektim me blloqe në dorë, por çdo gjë do të jetë online,” u shpreh Sula.

Gjatë vitit 2026 janë kryer 3,504 kontrolle për importet e ushqimit të kafshëve dhe 54 inspektime në terren. Nga analizimi i 53 mostrave, janë bllokuar gjithsej 105.6 tonë misër jo konform, ku 51.3 tonë janë asgjësuar, ndërsa 54.3 tonë të tjera ndodhen në proces asgjësimi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit