Transmetuar më 10-11-2026, 20:15

Elbasan, 10 nëntor 2026 – Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot vendimin për dhënien e bonusit të qirasë për 15 familjet e prekura nga dëmtimi i pallatit në lagjen "Qemal Stafa".

Për dy muajt e mbetur të këtij viti kalendarik është vënë në dispozicion shuma prej 1,000,000 lekësh të reja, ndërsa trajtimi financiar për këtë problematikë do të parashikohet i plotë në buxhetin e vitit 2027.

Sipas verifikimeve dhe testimit të tregut të lirë në qytet, masat e subvencionimit sipas strukturës së banesave dhe numrit të anëtarëve janë caktuar si më poshtë:

Apartamentet 1+1: 15,000 – 25,000 lekë/muaj

Apartamentet 2+1: 25,000 – 35,000 lekë/muaj

Bashkia e Elbasanit dhe Qeveria Shqiptare do të vijojnë mbështetjen financiare dhe praninë pranë këtyre familjeve deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre të strehimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit