

Gjirokastër, 10 nëntor 2026 – Ka ndërruar jetë në spital 64-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije.
Përplasja mes një automjeti dhe një motomjeti ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë në Dropull. Mjeti që drejtohej nga 35-vjeçari E.R., banues në Nepravishtë të Libohovës, u përplas me motoçikletën e drejtuar nga 64-vjeçari T.A., banues në Dervician.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 64-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë arrestuar drejtuesin 35-vjeçar të automjetit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






