Transmetuar më 10-11-2026, 18:31

Tiranë, 10 nëntor 2026 – Arbitrimi shqiptar ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, pasi UEFA ka caktuar arbitren Emanuela Rusta për të drejtuar si gjyqtare kryesore sfidën mes Juventusit dhe Olympique Lyonnais, të vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve të UEFA Women’s Champions League.

Ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 21:00, duke vënë përballë dy nga emrat më të rëndësishëm të futbollit europian të femrave, ku ekipi francez mban edhe rekordin e kompeticionit me tetë trofe të fituar.

Caktimi i Rustës në këtë përballje prestigjioze dëshmon besimin e vazhdueshëm të institucioneve evropiane të futbollit te figura e saj, duke përfaqësuar mé së miri Shqipërinë në nivelet më të larta të gjykimit ndërkombëtar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit