

New York, 10 nëntor 2026 – Pas disa muajsh mungesë në rrjetet sociale, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku është rishfaqur përmes një videoje të publikuar në platformën TikTok nga biznesmeni Elton Ilirjani.
E veshur me një pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, artistja ka përcjellë një përshëndetje dhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët nga New York-u.
“Ju përshëndes të gjithëve nga New York, ju dua. Më shumë dashuri dhe mirënjohje, Parashqevia,” shprehet ajo në videon e shpërndarë, duke tërhequr vëmendjen dhe dashamirësinë e ndjekësve dhe admiruesve të saj të dikurshëm dhe të sotëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






