

Lisbonë, 10 nëntor 2026 – Stuhia atlantike “Charles” pritet të godasë Portugalinë ditën e nesërme, më 11 nëntor, ku autoritetet kanë shpallur paralajmërime për tetë distrikte, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe shërbimeve publike, ndërsa erërat e forta parashikohet të arrijnë deri në 140 kilometra në orë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i keq do të shtrihet më pas drejt jugut të Francës dhe veriperëndimit të Italisë, për t’u zhvendosur më pas në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndikimi i stuhisë në Shqipëri dhe rajon Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i kushteve atmosferike pritet të premten, më 13 nëntor, ku zonat e veriut dhe veriperëndimit do të përballen me rrebeshe të forta shiu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të pakta. Gjatë ditëve të enjte dhe të premte, era në det të hapur mund të kalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë, kurse në brigjet jugperëndimore pritet të arrijë rreth 65 kilometra në orë.
Në vendet fqinje dhe rajon:
Kroaci: Përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut parashikohen erëra me forcë stuhie.
Bosnjë-Hercegovinë: Reshjet më intensive do të përqendrohen në rajonin e Hercegovinës dhe në perëndim të vendit.
Zonat malore: Gjatë natës duke u gdhirë e shtuna, reshjet e shiut priten të shndërrohen në dëborë.
Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë gjithashtu Malin e Zi, Slloveninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe pjesë të Greqisë, duke sjellë ulje të temperaturave dhe kushte të vështira lundrimi e qarkullimi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






