

Tiranë, 10 nëntor 2026 – Deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj, ka deklaruar gjatë diskutimeve në Komisionin e Kulturës se kushdo që ka shkruar librin “Albanian Files” duhet të shpallet hero, duke mbrojtur të drejtën e botimit të ideve edhe kur ato shkaktojnë debate.
Deklarata e tij erdhi pavarësisht kundërshtimeve të deputetes demokrate Ina Zhupa, e cila theksoi se në libër pasqyrohet mënyra se simbiotikisht projektet janë zhvilluar pa garë dhe janë paracaktuar. Megjithatë, Pashaj i qëndroi mendimit se askush nuk duhet të dënohet për shkak të botimit të mendimeve të tij.
“Të thuash idetë e tua në atë libër dhe ta dënosh dikë për këtë quhet herezi. Nëse do të vazhdojmë me herezitë e shekujve XIV dhe XV, ai që e ka shkruar atë libër do të bëhet hero,” u shpreh deputeti socialist Skender Pashaj gjatë mbledhjes së komisionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






