Transmetuar më 10-11-2026, 16:32

Aksident tragjik në aksin Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën në spital 64-vjeçari që u përplas me një makinë

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur në aksin Kakavijë-Gjirokastër, ka rezultuar fatal për një 64-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 08:10, kur një automjet i drejtuar nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht trajtimit, 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Policia sot ka bërë të ditur se ndaj drejtuesit 35-vjeçar të automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit