

Padovë, 10 nëntor 2026 – Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili akuzohet për vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar Fatos Cenaj, ngjarje e ndodhur në Fontaniva të Padovës. Kërkesa është paraqitur nga prokurorja Maria D’Arpa gjatë seancës përfundimtare në Gjykatën e Assizes në Padova.
I pandehuri akuzohet për vrasje me dashje, të kryer me paramendim dhe për motive të ulëta. Sipas hetimeve, krimi nuk erdhi si pasojë e një konflikti mes familjeve, por nga një urrejtje e përgjithshme që Violetto kishte ndaj fqinjëve të tij. Sipas akuzës, shënjestra e vërtetë e autorit dyshohet se ishin vajza dhe dhëndri i viktimës, ndërsa Fatos Cenaj u godit pasi u konsiderua si objektivi më i lehtë dhe i arritshëm.
“Fatos ishte viktima sakrifikuese më e lehtë dhe më e arritshme,” u shpreh prokurorja gjatë seancës, duke përmendur gjithashtu një përgjim ku autorësisht dyshohet se Violetto i ishte drejtuar partneres së tij me fjalët se “trëndafilat do të vuajnë edhe pak”, referuar dhimbjes së familjarëve të viktimës.
Ngjarja e rëndë u shënua më 8 qershor 2025, kur Fatos Cenaj, ish-punonjës i burgjeve në Shqipëri, u qëllua me armë zjarri në kokë teksa udhëtonte me biçikletë, duke ndërruar jetë pas tre ditësh në spital.
Gjatë procesit, Moreno Violetto ka pranuar pjesërisht autorësinë e ngjarjes, ndërsa pretenca prej 24 vitesh burg ka marrë parasysh edhe rrethanat lehtësuese të parashikuara nga ligji italian.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






