

DURRËS — Gjykata e Durrësit ka vendosur të zhvillojë me dyer të mbyllura seancën gjyqësore ndaj 57-vjeçarit Nikoll Radaçi, i cili akuzohet për aksidentimin me pasojë vdekjen e tre fëmijëve të mitur.
Çështja ndaj 57-vjeçarit është dërguar zyrtarisht për gjykim nën akuzën e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor". Ndërkohë, për akuzën e "Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt" është kërkuar pushimi i hetimit për shkak të efektit të ligjit për amnistinë.
Aksidenti i rëndë u shënua më 3 maj në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku mjeti tip "Mercedes-Benz ML" i drejtuar nga Radaçi përplasi në trotuar tre fëmijët e moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. Dy prej të miturve ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa i treti u dërgua në gjendje kritike në spital. Nga verifikimet e kryera pas arrestimit, 57-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në nivelin 0.73 mg/l, ndërsa më parë i ishte pezulluar dy herë leja e drejtimit për të njëjtën shkelje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






