

PARIS — Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në punimet e Forumit të Paqes në Paris, u ndal te drejtësia ndërkombëtare dhe proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në kuadër të një paneli diskutimi, Kurti u pyet nga të pranishmit lidhur me rolin që mund të luajë një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, veçanërisht marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe perceptimin e opinionit publik në Kosovë. Kryeministri u përgjigj shkurtimisht duke vënë theksin te rrugët ligjore të ankimimit.
"Nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për të paraqitur apel dhe mos ndaloni kurrë së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi," u shpreh kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






