

Një incident ka shkaktuar tensione mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një person ka hyrë në ambientet e një lokali me një mjet prerës në dorë, duke kërcënuar disa prej personave që ndodheshin aty.

Noa.al raporton se persobi ka hyrë në ambientet e një lokali, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty.
Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet se lidhet me konflikte të mëparshme mes personit në fjalë dhe disa banorëve të zonës, të cilat kanë lindur pas rasteve të vjedhjeve të raportuara së fundmi në Dukat.
Mësohet se disa banorë e kishin akuzuar personin si të përfshirë në këto vjedhje, ndërsa situata ishte tensionuar edhe më shumë gjatë ditëve të fundit.
Po sipas burimeve, disa ditë përpara incidentit në lokal, personi dyshohet se ishte dhunuar së bashku me babanë e tij.
Pas kësaj ngjarjeje, ai është paraqitur në ambientet e lokalit i pajisur me një hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat e pranishëm.
Ngjarja vjen në një kohë kur në zonën e Dukatit janë raportuar disa raste vjedhjesh, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve mes disa banorëve.
Rrethanat e plota të incidentit dhe pretendimet e palëve mbeten ende për t’u sqaruar. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






