

TIRANË — Viola Haxhiademi është larguar nga detyra e drejtueses së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në krye të këtij institucioni është emëruar Algert Luzi, i cili do të marrë drejtimin e korporatës elektroenergjetike. Haxhiademi kishte marrë drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Largimi i saj nga drejtimi i korporatës vjen në një kohë kur emri i saj është përmendur në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK lidhur me dosjen e njohur si “Balluku”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






