

Me një vendim të ri, Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, uli sot sërish brenda pak ditësh çmimin e naftës dhe benzinës.
Nga sot ora 13.45 e në vijim pa afat, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 u vendos të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN u vendos të jetë jo më shumë se 167 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 13.45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






