

TIRANË — Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku (Noizy), Bashkim Rajku, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Bashkim Rajku është thirrur nga trupi gjykues në orët e paradites për të dhënë dëshminë e tij në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Më herët, për të njëjtën çështje është thirrur për të dëshmuar edhe vetë këngëtari.
Hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj këtij grupi u mbështetën në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe sulmin me lëndë eksplozive tritol të kryer ndaj lokalit në pronësi të reperit Noizy.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






