Transmetuar më 10-11-2026, 11:05

KAMËZ — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Zyber Bami, 42 vjeç, gjatë operacionit të koduar “Kontigjenti”.

Ndërhyrja e uniformave blu u organizua në afërsi të liqenit të Çekrezës, pas informacioneve të marra se një person me precedentë kriminalë lëvizte i armatosur në këtë zonë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 42-vjeçarit, i cili më parë ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, policia i gjeti dhe i sekuestroi një pistoletë me mulli bashkë me municionin përkatës, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarit i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit