

GRAMSH — Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Mësohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale në të dyja mjetet. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






