

TIRANË — Partia Socialiste po përmbyll përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 10:30 në një resort në Gjirin e Lalzit.
Fokusi kryesor i fjalës së kryesocialistit Edi Rama pritet të jetë mobilizimi për zgjedhjet vendore të 9 majit dhe analiza e situatës politike me protestat. Rama pritet të shpalosë formulën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, përfshirë profilin e kandidaturës për Bashkinë e Tiranës.
Mbetet me interes përcaktimi i qëndrimeve të kryetarit të PS-së lidhur me pozicionin e Erion Veliajt pas transferimit të tij në burgun e Fierit. Po ashtu, pritet të verifikohet nëse në rendin e ditës do të përfshihet mocioni i propozuar nga Elisa Spiropali për hapjen e partisë dhe "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë", si dhe mundësia e ndryshimeve në përbërjen e kabinetit qeveritar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






