Transmetuar më 10-11-2026, 10:16

TIRANË — Historia e 17-vjeçarit Erind Goçlari, i cili u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë të vjetra gjatë protestës së 7 nëntorit 2026, ka nxitur një valë të madhe solidariteti mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

I riu u kthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të kushteve të vështira të jetesës në të cilat ndodhet familja e tij. Pas ndarjes nga jeta të nënës, 17-vjeçari jeton me të atin, të cilin pamundësia shëndetësore e pengon të punojë, si dhe me motrën e vëllanë, me të ardhurat e vetme që sigurohen nga një kemp invaliditeti.

Në përgjigje të apelit për ndihmë, në platformën "GoFundMe" u hap një fushatë me synim sigurimin e fondit për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Goçlari. Që prej pasdites së të hënës, shuma e grumbulluar nga kontributet e qytetarëve ka arritur në 102 mijë paund.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit